E ardhmja e Lionel Messit te Barcelona është ende e paqartë, derisa dëshira e lojtarit për t’u larguar nga Barcelona nuk është më sekret.
Kontarta e 33-vjeçarit te Blaugranasit skadon në fund të këtij edicioni dhe ai mund të largohet si lojtar i lirë.
La Vanguardia ka publikuar detajet nga rinovimi i kontratës së gjashtë herë fituesit të Topit të Artë në vitin 2017, aty ku janë të përfshira disa bonuse.
Në pjesë të banuesve është përfshirë edhe rritja e rrogës për 100 milionë euro, dy bonsue të tjera që përfshijnë shumën 78 milionë euro.
Këto dy bonuse do të paguheshin në dy pjesë brenda vitit me nga 39 euro, derisa ishin shtyrë disa herë.
Pjesë e parë ishte paguar në muajin qershor, derisa e dyta ishte paraparë në fund të edicionit 202/21.
Kjo marrëveshje do të paguhet më pas në katër pjesë, e shuma i bije të realizohet në vitin 2025. /Telegrafi/