Site icon Telegrafi

Detajet e para të therjes së fëmijëve në Francë – publikohen pamjet e të dyshuarit para arrestimit

Në një park buzë liqenit në Annecy, fëmijët e moshës rreth tre vjeç ishin në një shëtitje në mëngjes kur një burrë u shfaq papritur me një thikë dhe filloi t’i therrte.

Disa nga fëmijët ishin në karroca, raporton bbc. Sulmuesi më pas u largua nga vendi i ngjarjes dhe më pas sulmoi një të moshuar që po ecte aty pranë.

Lexo po ashtu Theren me thikë disa persona, duke përfshirë fëmijë në një park në Francë

Në atë moment ka ndërhyrë policia, ku sulmuesi është qëlluar në këmbë dhe është nënshtruar.

https://twitter.com/DamienRieu/status/1666739735396532224

Dy fëmijë dhe një i moshuar ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën. Policia thotë se sulmuesi është një azilkërkues sirian.

Ndërkohë, presidenti francez Emmanuel Macron reagoi pas sulmit me thikë, duke e quajtur atë një akt “frikacak”.

“Kombi është në shok”, shton Macron, “Mendimet tona janë me të lënduarit, familjet e tyre dhe shërbimet e urgjencës”.

Rrethanat e sakta të sulmit nuk janë ende të qarta. Forcat e sigurisë u dërguan shpejt në vendngjarje. /Telegrafi/

Exit mobile version