Telegrafi

Detajet e marrëveshjes së Kante me Al Ittihad, mesfushori do t’i bashkohet Benzemas

(Foto: Getty/Twitter)

N’Golo Kante është futbollisti i radhës që do ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite.

Pas sigurimit të shërbimeve të Karim Benzemas, Al Ittihad është në prag të transferimit edhe të një emri tjetër të madh nga futbolli evropian.

Lexo po ashtu Kante rrugës për t’iu bashkuar Benzemas te Al Ittihadi me përfitime shumëmilionëshe

Është fjala për mesfushorin e Chelseat, i cili thuhet si ka kryer ekzaminimet mjekësore në Londër.

Mesfushori francez do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me opsionin për ta vazhduar edhe për një vit tjetër.

Lexo po ashtu Çmenduria nga Arabia Saudite: Miliarda euro në vitet e ardhshme për të tërhequr emrat më të mëdhenj të futbollit

Me kontratën e re, Kante do të përfitojë 100 milionë euro në sezon, ndërsa në këtë shumë përfshihen edhe të drejtat e imazhit, marrëveshjet reklamuese dhe portofoli kreativ. /Telegrafi/