Telegrafi

Detajet e marrëveshjes ndërmjet Unitedit dhe Realit për Varane

(Foto: Instagram/raphaelvarane)

Manchester Unitedi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Raphael Varane – njofton Goal.

Në bazë të njoftimit, dy klubet janë pajtuar për shumën e transferimit në vlerë prej 41 milionë funte (48 milionë euro) dhe ai do ta kompletojë transferimin pas ekzaminimeve mjekësore.

Varane do të bëhet transferi i dytë i madh i Djajve të Kuq këtë verë, pas Jadon Sanchos, për të cilin Unitedi ka arritur marrëveshje në vlerë prej 73 milionë funte (85.5 milionë euro) me Borussia Dortmundin.

Përparimi i bisedimeve ndërmjet klubit spanjoll dhe atij anglez kishte ndodhur gjatë fundjavës që lamë pas, ndërsa fillimisht ishte arritur marrëveshja personale me lojtarin, kurse të hënën është arritur edhe marrëveshja për çmimin.

(Foto: Instagram/raphaelvarane)

Sipas Goal, çmimi bazë është 34 milionë funte (40 milionë euro) plus shtatë milionë funte të tjera (tetë milionë euro) në formë shtesash dhe kështu arrihet shuma totale prej 41 milionë funtesh (48 milionë euro).

Lexo po ashtu Arrihet marrëveshja mes Manchester Unitedit dhe Real Madridit për Varanen

Në ndërkohë, Madridi do të paguajë një shumë prej një milion funtesh në formë solidariteti për ish-klubin e francezit, Lens.

(Foto: Instagram/raphaelvarane)

28-vjeçari kishte vetëm edhe një vit në kontratën me Realin dhe e kishte bërë të qartë se nuk do ta nënshkruajë vazhdimin e saj, prandaj shitja shënon përfitim të mirë për klubin spanjoll. /Telegrafi/