Site icon Telegrafi

Detaje të tjera të ofertës së PSG për Neymar: Linjë hotelesh, aeroplan privat…

Për të marrë një sulmues nga më të mirët në qarkullim në futbollin e sotëm duhet të derdhësh miliona, por sakrifica (që për më tepër shkoi kot nga Paris Saint-Germain), i ka kaluar kufijtë e logjikës.

Agjenti i Neymar ka treguar në një intervistë për rrjetin ESPN edhe detajet e ofertës për të joshur sulmuesin e Barcelonës që të shkonte në Francë.

Vagner Ribeiro ka thënë se sheikët e PSG-së i kishin ofruar brazilianit mundësinë për të ndërtuar një linjë hotelesh të nivelit botëror, ku do të kishte shumicën e aksioneve.

Lexo po ashtu Neymar ishte afër PSG-së, kjo do të ishte paga marramendëse e tij

Gjithashtu, sipas Top Channel, Neymarit iu ofrua një aeroplan privat për fluturimet në Brazil, si dhe 40 milionë euro neto në vit.

Përpjekjet për të dërguar sulmuesin e Barcelonës në Paris ishin reale dhe takimi i parë mes palëve u bë në Ibiza verën e kaluar, ku ishte i pranishëm dhe futbollisti.

Drejtuesit e skuadrës parisiene ilustruan projektin sportiv te 24-vjeçari, të cilit iu dha mundësia të bëhej lojtari kryesor i ekipit pas largimit të Ibrahimovic si dhe të evitonte problemet fiskale.

Një muaj më pas erdhi një takim tjetër këtë herë në Brazil, dhe u konfirmua oferta jashtë kufijve të realitetit, por Neymar pavarësisht vëmendjes, vendosi të rinovonte me Barcelonën.

Exit mobile version