Terroristi që është vrarë në Londër është identifikuar si Sudesh Amman. Ai ishte liruar nga burgu vetëm disa ditë më herët, pasi kishte mbajtur gjysmën e dënimit (prej tre viteve) për shpërndarje të propagandës ekstremiste.
Aman, 19-vjeç së bashku me familjarët e tij kishte shpërndarë manual për prodhimin e bombave dhe ëndërronte të kryente sulme me lëndë kimike.
Madje i kishte thënë të dashurës së tij, se duhet t’i vret prindërit e saj, duke pranuar se planifikonte të kryente sulm terrorist në veriperëndim të Londrës, transmeton Telegrafi.
Ish-studenti i shkencës dhe matematikës në kolegjin North West London, mbante fletore me receta për bërjen e pajisjeve shpërthyese. Madje ai kishte publikuar linçe me pdf kopje të leksioneve të ISIS-it.
Në mesin e dokumenteve për xhihad që Aman i kishte mbante titullin “Si duhet bërë bomba në kuzhinën e nënës tuaj”, publikim i Al Qaedës që inkurajonte njerëzit të kryejnë sulme terroriste në perëndim. /Telegrafi/