Site icon Telegrafi

Detaje të sulmit terrorist në Londër, heroi vrapoi për ta ndalur sulmuesin – ai e theri pesë herë me thikë

Sulmi terrorist që ndodhi të premten në Londër, “aktivizoi” disa heronj që iu kundërvënë Usman Khanit, burrit që me thikë mbyti dy persona dhe lëndoi disa tjerë mbi urën e famshme të Londrës.

E njëri prej këtyre heronjve është Thomas Gray, 24-vjeç, për të cilin mediat tashmë kanë raportuar, kurse më vonë është zbuluar identiteti edhe i heroit të dytë – Polak Lukash i cili edhe vetë ishte lënduar por që nuk kishte hequr dorë nga qëllimi – ta “neutralizojë” Khanin, transmeton Telegrafi.

Ai madje kishte pësuar pesë plagë nga thika, por nuk hoqi dorë nga “lufta”, madje bleu kohë duke iu mundësuar qytetarëve të ikin nga sulmuesi. Megjithatë gazetarët nuk kanë arritur ta takojnë këtë hero.

Lexo po ashtu Momenti kur policët britanikë qëllojnë për vdekje sulmuesin, që la të plagosur pesë persona në urën e Londrës

“Nuk do ta shihni Lukashin, kjo pasi është shumë modest. Ai po pastronte gotat në bodrum dhe mbeti i habitur kur dëgjoi disa britma. E pasi ishte i kualifikuar për dhënien e ndihmës së parë, u nis për në vendin ku kishte ndodhur sulmi. Shikoi terroristin që mbante dy thika në duar, nga të cilat viktimat po bërtisnin”, ka shpjeguar një mik i tij.

Aty filloi gjithçka – u nis në luftë kundër sulmuesit, por aty vërejti diçka të pazakontë në gjoksin e terroristit.

Lexo po ashtu Heronjtë e Londrës, kalimtarët e rastit "neutralizuan" sulmuesin para se të arrinin policia - e shtrinë në tokë dhe ia morën thikën

“Kishte një lloj jeleku. Në ato momente filloi beteja e ashpër e dyshes, kurse Lukash ka pësuar pesë therje me thikë. Edhe pse gjendja e tij shëndetësore përkeqësohej, ai për asnjë moment nuk hoqi dorë nga lufta”, ka deklaruar një mik i tij.

E në momentet më kritike Polakut i dolën në ndihmë edhe 2-3 persona dhe lufta e tyre vazhdoi. Në fund përfundoi me të shtëna, nga të cilat u vra terroristi. Por veprimet e tij ia morën jetën dy personave. /Telegrafi/

Exit mobile version