Site icon Telegrafi

Detaje të reja zyrtare rreth aksidentit të motoristit nga Tetova (Foto)

Zbardhen detajet nga aksidenti fatal ku humbi jetën tetovari 38 vjeçar me motor në autostradën Shkup – Tetovë.

Siç njofton policia, motoristi ka goditur dy këmbësorë në korsinë e emerengjencës në autostradën Shkup-Tetovë, të cilë kishin defekt në veturën të tipit BMW por ishin pa shenja paralajmëruese.

Nga përplasja ka vdekur motoristi dhe me lëndime të rënda e pësoi një këmbësor.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, dy orë pas mesnate.

Në aksidenti ka humbur jetën 38 vjeçari R.R me motorin e tij “Suzuki” i cili ka goditur dy këmbësorë, I.S (38) nga fshati Saraj dhe M.H (28) nga Gjorçe Petrov të cilët ishin duke qëndruar pranë makinave të tyre në korsinë për ndalimin e emergjencës.

Lexo po ashtu Humb jetën motoristi nga Tetova (Foto)

Në aksident ndërroi jetë në vend tetovari, ndërsa lëndime të rënda mori I.S i cili ishte transportuar në Qendrën Emergjente në Shkup.

H.M pas trajtimit mjekësor është liruar nga spitali./Telegrafi/

Exit mobile version