Policia e Nashville ka publikuar disa pamje që thuhet se tregojnë momentin kur një sulmuese hyri në një shkollë para se të qëllonte gjashtë persona, duke përfshirë tre nëntëvjeçarë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Audrey Elizabeth Hale u qëllua për vdekje pasi u përball me policinë në shkollën private të krishterë.
Hale, 28 vjeçe, që u identifikua si transgjinor, u përshkrua nga zyrtarët si një “e vetmuar”, që jetonte në Nashville dhe ishte e armatosur me dy armë të tipit sulmues dhe një pistoletë.
Hale kishte një manifest dhe harta të detajuara të shkollës dhe hyri në ndërtesë duke qëlluar përmes dyerve të saj përpara vrasjeve.
https://twitter.com/MNPDNashville/status/1640545519511404546?s=20
Shefi i policisë John Drake tha: “Ne kemi një manifest. Kemi disa shkrime që po shqyrtojmë që kanë të bëjnë me këtë ditë, incidentin aktual. Kemi një hartë se si do të ndodhte e gjithë kjo”.
Siç vënë në pah mediat, oficerët filluan të merrnin raporte për një sulm në orën 10:13 dhe ndërsa policia kontrollonte katin e parë të shkollës, ata dëgjuan të shtëna armësh që vinin nga kati i dytë.
Dy oficerë nga një ekip prej pesë anëtarësh hapën zjarr si kundërpërgjigje dhe qëlluan për vdekje të dyshuarin në orën 10:27 (16:27).
As officers responded to the Covenant campus, Hale fired on arriving police vehicles from a 2nd story window. pic.twitter.com/7JiLdCHhF1
— Metro Nashville PD (@MNPDNashville) March 28, 2023
Një motiv i mundshëm për dhunën me armë të Hale nuk dihet.
Ndërkohë ka ardhur edhe një reagim nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili e quajti sulmin e së hënës “të sëmurë” dhe “zemërthyes”.
At least 3 children and 3 adults killed in Nashville elementary school shooting. #CovenantSchool #Nashville #Tennessee #Schoolshooting #SandyHook #Shooting #EnoughIsEnough #guncontrol #GunControlNow pic.twitter.com/a0Dao587T9
— Breaking News Worldwide (@FelizKarenP1) March 27, 2023
Ai tha se SHBA duhet të bëjë më shumë për të mbrojtur shkollat dhe i bëri thirrje Senatit të miratojë ndalimin e armëve sulmuese – që do të kriminalizonte shitjen, prodhimin, transferimin, posedimin ose importimin e ditur të shumë llojeve të armëve gjysmë automatike dhe “me kapacitet të madh”. /Telegrafi/