Site icon Telegrafi

Detaje të reja rreth Xiaomi 14 Pro

Xiaomi po pastron pengesat ligjore përpara prezantimit të serisë së re 14 dhe anëtari Pro sapo ka marrë certifikimin 3C.

Sipas specifikimeve, Xiaomi 14 Pro do të mbështesë karikimin me tela 120 W, ashtu si dy paraardhësit e tij.

Certifikimi 3C (Certifikimi i Detyrueshëm Kinez) do të thotë që telefoni ka kaluar testimin e detyrueshëm dhe ka bërë një hap tjetër drejt daljes në treg.

Tashmë kemi mësuar se Xiaomi 14 vjen me karikim 90W, që është një përmirësim në krahasim me serinë 13, por mesa duket ka vendosur të shkojë një hap më tej për variantin Pro, raporton GSM Arena.

Seria Xiaomi 14 pritet të arrijë në muajin nëntor, disa ditë pasi Qualcomm shpalli çipin e tij Snapdragon 8 Gen 3, i cili duhet të ndodhë më 24 tetor.

Kina ka një festë më 11 nëntor, të quajtur “Dita e Beqarëve” dhe Xiaomi me siguri do të dal nëshitje deri atëherë.

Telefoni i kompanisë ka të ngjarë të zbulohet pikërisht kur blerësit vendas janë gati të shpenzojnë më shumë se zakonisht, por në tregun ndërkombëtar mund të dal më vonë pasi serisë së mëparshme iu deshën më shumë se dy muaj për të kaluar nga tregu vendor në global. /Telegrafi/

Exit mobile version