Janë zbardhur më shumë detaje nga marrëveshja e rënë dakord mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit.
Grupi militant ka thënë se 200 kamionë do të dërgojnë “ndihma dhe furnizime mjekësore” në “të gjitha zonat e Rripit të Gazës” çdo ditë gjatë armëpushimit katër-ditor.
Katër kamionë të tjerë do të dërgojnë në enklavë karburant dhe gaz çdo ditë të armëpushimit, shtoi ai, raporton skynews.
Hamasi gjithashtu konfirmoi detajet e njoftuara nga Katari pak kohë më parë, duke përfshirë se pauza në luftime do të fillojë në orën 7 të mëngjesit ndërsa pengjet do të lirohen.
“Tre të burgosur palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, do të lirohen për çdo të burgosur sionist”, thuhet në një deklaratë.
“Brenda katër ditësh do të lirohen 50 të burgosur sionistë, gra dhe fëmijë nën moshën 19-vjeçare”, shkruan më tutje.
Ndryshe, Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për lirimin e pengjeve, kryesisht fëmijë dhe gra. /Telegrafi/