Site icon Telegrafi

Detaje të reja rreth Kuvendit Zgjedhor të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë Kuvendin e Nëntë Zgjedhor ditën e shtunë, 3 gusht.

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka thënë se Kuvendi i Nëntë Zgjedhor do të mbahet në hotelin Emerald, duke filluar nga nga ora 10:00, ndërsa regjistrimi i delegatëve do të bëhet nga ora 09:00.

Ndërkohë, kryetari aktual i Lidhjes, Isa Mustafa, ka thënë se mbajtja e Kuvendit të Nëntë Zgjedhor është shumë e rëndësishme për partinë, si dhe për Kosovën.

Sipas tij, LDK  është parti lidere në vend, jo vetëm për nga madhësia por edhe për nga mosha demokratike, duke i mbushur sivjet 30 vjet.

Ai ka thënë se LDK do të dal e fortë dhe unike në Kuvendin e Nëntë Zgjedhor.

Gjithashtu, Mustafa ka thënë se pret nga kundërshtarët politik që t’iu  urojnë punë të mbarë.  Ai ka thënë se nuk i merr seriozisht as të pjekur ata që iu dëshirojnë karrige./Telegrafi/

Exit mobile version