Telegrafi

Detaje të reja që qëndrojnë pas vendimit të Kylian Mbappe dhe ndryshimet që do të ndodhin te PSG

Kylian Mbappe pa dyshim është një nga lojtarët më të mirë në qarkullim dhe interesimi i Real Madridit për të ishte normal.

Por ylli i ri francez ka vendosur të qëndrojë te PSG edhe për disa vite.

Gazetari i njohur Fabrizio Romano, ka zbuluar detaje të reja rreth vendimit të Mbappes, duke thënë se ka qenë vet lojtari që e ka telefonuar Florentino Perezin për t’i thënë se do të qëndrojë në PSG.

Kontrata e re dhe largimet te PSG

Gjatë ditëve të fundit ka patur shumë lajme që Mbappe mund të qëndroj në PSG, pasi klubi përveç parave i ka ofruar edhe vendimmarrje në projektin e ri.

Lexo po ashtu Kylian Mbappe ka njoftuar tashmë Florentino Perezin, vendimi i tij është të qëndrojë te PSG - së shpejti deklarata zyrtare e francezit

Kontrata e tij do të jetë deri në vitin 2025 dhe tashëm është nënshkruar mes palëve.

Trajneri Mauricio Pochettino dhe drejtori sportiv Leonardo, do të largohen gjatë verës. PSG tashmë i ka opsionet për zëvendësimin e tyre.

Nëna e Mbappes i përgjigjet me zemërim Real Madridit

Real Madridi dhe mediat përreth tyre, kanë qenë të zemëruara me yllin e ri francez dhe vendimin që ai mori.

Por Fayza Lamari, nëna e Mbappes, ka zbuluar se nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të kryer me Real Madridin. “Nuk ka pasur kurrë një marrëveshje të plot të konfirmuar me klubin”, ka thënë ajo.

Presidenti i La Ligas, del në mbrojtje të Real Madridit

Javier Tebas, president i La Ligas ka dalur në mbrojtje të Real Madridit, duke e akuzuar ashpër PSG-në.

“Atë që po e bën PSG me rinovimin e Mbappe pas humbjeve prej 700 milionë euro këtë sezon, ata do t’i japin lojtarëve paga në vlerë 600 milionë euro dhe kjo është fyerje për futbollin. /Telegrafi/