Telegrafi

Detaje të reja për rastin e 35-vjeçarit, që u gjet i vdekur në Kaliqan të Istogut

Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e së shtunës, kur një person i moshës 35-vjeçare ishte gjetur i vdekur në një kasolle druri në Kaliqan të Istogut.

Sipas Policisë, viktima është gjetur i vdekur nga dy fqinj të tij, kurse afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike.

“Dy dëshmitarë meshkuj K/Shqiptar në një kasolle druri (stan) e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre, viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Telegrafi.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë.

“Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë”.

Lexo po ashtu Një 35-vjeçar gjendet i vdekur në Kaliqan të Istogut, policia jep detaje

“Vdekjen e viktimës  e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetdnte policore”, thuhet në raportin e Policisë.

Ndryshe, lidhur me këtë rast zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë dje se  dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje. /Telegrafi/