Policia ka dhënë detaje të reja lidhur me rastin e së shtunës, kur një person i moshës 35-vjeçare ishte gjetur i vdekur në një kasolle druri në Kaliqan të Istogut.
Sipas Policisë, viktima është gjetur i vdekur nga dy fqinj të tij, kurse afër trupit të viktimës është gjetur një pushkë gjysmë automatike.
“Dy dëshmitarë meshkuj K/Shqiptar në një kasolle druri (stan) e kishin gjetë të shtrirë në tokë fqiun e tyre, viktimën mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raportin e Policisë, përcjell Telegrafi.
Policia thotë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse të policisë.
“Afër viktimës është gjete dhe konfiskuar një pushkë gjysmë automatike me fishekë”.
“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetdnte policore”, thuhet në raportin e Policisë.
Ndryshe, lidhur me këtë rast zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë dje se dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vetëvrasje. /Telegrafi/