Telegrafi

Detaje të reja nga vrasja në Podujevë, babai dyshohet se vrau djalin

Një person është vrarë sot me armë zjarri në Peran të Podujevës.

Naim Ismajli dyshohet se me armë zjarri vrau djalin e tij, Edon Ismajli.

Dyshohet se shkak për vrasje, sipas banorëve lokalë, është një mosmarrëveshje babë e bir, raporton RTK.

Dyshimet e para janë se viktima (djali) ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin dorasi i dyshuar (babai), ka pasur më parë një konflikt.

Lexo po ashtu Bulliqi i tronditur nga vrasja që ndodhi në Podujevë

Megjithatë, zyrtarisht ende nuk është sqaruar se cili ka qenë motivi që dyshohet se shtyu prindin të shkrepë armën mbi djalin e tij.

Sidoqoftë, vrasja ka ndodhur në një arë, që nodhet afër shtëpisë së tyre, në lagjen “Ismajli” në fshatin Bajqinë.

Këtë fshat dhe fshatin tjetër, Peran, i ndanë vetëm rruga.