Një person është vrarë sot me armë zjarri në Peran të Podujevës.
Naim Ismajli dyshohet se me armë zjarri vrau djalin e tij, Edon Ismajli.
Dyshohet se shkak për vrasje, sipas banorëve lokalë, është një mosmarrëveshje babë e bir, raporton RTK.
Dyshimet e para janë se viktima (djali) ka marrë për të punuar tokën e një fqinji të tij, me të cilin dorasi i dyshuar (babai), ka pasur më parë një konflikt.
Megjithatë, zyrtarisht ende nuk është sqaruar se cili ka qenë motivi që dyshohet se shtyu prindin të shkrepë armën mbi djalin e tij.
Sidoqoftë, vrasja ka ndodhur në një arë, që nodhet afër shtëpisë së tyre, në lagjen “Ismajli” në fshatin Bajqinë.
Këtë fshat dhe fshatin tjetër, Peran, i ndanë vetëm rruga.