Site icon Telegrafi

Detaje të reja nga tradhtia e Piques, e dashura e tij e re ishte pjesë e intervistës që futbollisti kishte realizuar në vitin 2021 në shtëpinë e tij dhe të Shakiras

Thuhet se Shakira është e “shkatërruar” pasi fansat e saj me sy shqiponjë panë të dashurën e re të ish-partnerit të saj Gerard Pique, Clara Chia Marti, në një intervistë që ai kishte bërë nga shtëpia në vitin 2021.

Sipas burimi tha për Page Six, Shakira “është e shkatërruar kur mësoi se kjo grua qartazi ishte në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre”.

Në kohën kur Shakira ishte në një udhëtim me fëmijët e saj kur Pique kishte zhvilluar intervistën në Zoom dhe kjo “është shkatërruese të dish se kjo romancë kishte vazhduar për shumë më gjatë nga sa e imagjinoja “, shtoi burimi.

Foto: Getty images

Ajo u xhirua në shtëpinë që ai ndante me Shakirën, kur ata supozohet se ishin “të lumtur bashkë” në atë kohë.

Shakira ishte larg duke udhëtuar me fëmijët e tyre kur ai zhvilloi intervistën, por “ata ishin ende shumë bashkë në atë kohë.

Foto: Backgrid

Pique dhe Shakira njoftuan ndarjen e tyre vitin e kaluar pas 11 vitesh së bashku. Ata jetuan së bashku në Barcelonë, Spanjë për tetë vjet.

Shakira e përshkroi ndarjen si “tepër të vështirë” në një kopertinën e “Elle” të tetorit 2022 që u botua shtatorin e kaluar.

Foto: GC Images

“Është e vështirë të flasësh për këtë, veçanërisht sepse ende po e kaloj, dhe sepse jam në sy të publikut dhe sepse ndarja jonë nuk është si një ndarje e rregullt”, tha ajo.

Duket se ndarja ishte ende në mendje në fillim të vitit 2023. Ditën e Vitit të Ri, ajo shkroi në anglisht dhe spanjisht.

“Edhe nëse plagët tona janë ende të hapura në këtë vit të ri, koha ka duart e një kirurgu. Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

 

Exit mobile version