I dushuari për sulmin e armatosur gjatë paradës me rastin e shënimit të 4 korrikut – pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, kishte shkrepur në Chicago mbi 70 plumba, ku si pasojë humbën jetën 6 persona dhe dhjetëra tjerë mbetën të plagosur, shkruan CNN.
I dyshuari është identifikuar si Robert Crimo III, i cili përmes rrugëve ligjore bleu pushkën me të cilën shtiu mbi civilët në paradën e organizuar në periferi të Chicagos, transmeton Telegrafi.
Policia amerikane ka njoftuar se ai posedonte edhe një pushkë tjetër, e cila është gjetur nga policia kur edhe u ndalua dhe u arrestua. E në shtëpinë e tij janë gjetur shumë armë tjera.
Sipas zyrtarëve policorë, “gjykuar nga indikacionet e para”, Crimo sulmin e ka kryer pa ndihmën e dikujt tjetër – pra ishte i vetëm.
Megjithatë ajo çfarë mbetet e panjohur dhe enigmë për opinionin amerikan është motivi i sulmit, sidoqoftë është bërë e ditur se hetimet po vazhdojnë. /Telegrafi/