Site icon Telegrafi

Detaje të reja nga sulmi i Londrës: Terroristi nuk është qëlluar nga policia (Foto)

Siç shkruajnë mediat britanike, terroristi i cili bëri dje sulmin afër Parlamentit britanik është qëlluar me armë nga një pjesëtar i sigurimit të sekretarit Michaell Fallon, dhe jo nga policia.

Lexo po ashtu Mesazhi misterioz që paralajmëroi sulmin e Londrës!? (Foto/Video)

Ai, sipas po të njëjtave media, përcjell Telegrafi, u hodh nga një BMW pritur dhe vrapoi drejt njeriut me thikë, para se të ta qëllonte atë me armë drejt tij.

Sir Michael Fallon dhe ekipi i tij i sigurimit

Deri më tani, autoritetet britanike nuk kanë bërë të ditur identitetin e tij.

Lexo po ashtu Sulmi i Londrës: Sulmuesi shpejton veturën, godet këmbësorët - dhe një grua bie nga ura (Video)

Tetë persona janë arrestuar në një seri arrestimesh gjatë natës në Londër dhe Birmingham, ku sulmuesi kishte marrë një makinë me qira për të kryer masakrën.

Të paktën tre persona, mes të cilëve një polic u vranë dhe të paktën 40 të tjerë u plagosën dje pas një sulmi terrorist para Parlamentit britanik në Londër. /Telegrafi/

Exit mobile version