Telegrafi

Detaje të reja në “Debat Plus” për takimin Kurti-Mustafa: LDK i kërkoi shtatë ministri pasi VV mori kryeparlamentarin

Në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini janë zbuluar detaje të reja nga takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Panelisti Vehbi Kajtazi, derisa po debatonte, ka thënë se i ka ardhur një mesazh nga një anëtar i Kryesisë së LDK-së, por që i njëjti ka dëshiruar të mbetet anonim.

Kajtazi thotë se zyrtari në fjalë i ka thënë se derisa është biseduar sot për mundësinë e zgjidhjes së ngërçit të ri mes VV-së dhe LDK-së, kjo e fundit ka propozuar që të merr shtatë ministri dhe postin e presidentit që është i panegociueshëm për LDK-në.

Po sipas këtij zyrtari Vetëvendosje do të kishte tri ministri dhe me rastin e zgjedhjes së presidentit të propozuar nga LDK-ja, ajo do të merrte nga LDK-ja edhe një ministri tjetër.

Lexo po ashtu Muhaxheri: VV të na kthej kryeparlamentarin

Në atë rast raporti i ministrive do të ishte 6-4 në favor të LDK-së, ndërsa Vetëvendosje do të kishte edhe kryeministrin e kryetarin e Kuvendit./Telegrafi/