Kate Middleton prej gati dhjetë muajsh po lufton me kancerin, me të cilin u diagnostikua në fillim të vitit.
Kate është ndjerë më mirë kohët e fundit dhe tani po pret me padurim kthimin e fëmijëve të saj në shkollë.
“Ajo ndihet shumë më e fortë dhe më e shëndetshme. Kjo është disi një periudhë e hidhur dhe e ëmbël për të, ajo është gjithmonë emocionale kur fillon shkolla, sepse është një hap i ri për fëmijët e saj, por edhe dëshmi se sa shpejt rriten ata”, theksoi një burim i brendshëm.
Në mesin e korrikut, ajo tregoi se si po ecën trajtimi i kancerit, por edhe se beteja me kancerin është shumë e vështirë, rraskapitëse.
“Siç e dinë të gjithë ata që i nënshtrohen kimioterapisë, ka ditë të mira dhe ditë të këqija. Në ditët më të këqija ndiheni të dobët, të lodhur dhe trupi kërkon pushim. Në ditët e mira, kur ndiheni më të fortë, dëshironi të përfitoni sa më shumë nga ajo ndjenjë e mirë”, tha ajo.
Trajtimi i Princeshës së Uellsit thuhet se do të zgjasë edhe disa muaj.
Kujtojmë se pasi Kate Middleton u diagnostikua me kancer, ajo për një kohë nuk u shfaq në publik dhe paraqitjet i ka tejet të rralla. /Telegrafi/