“Notion” është revista më e fundit për të cilën ka pozuar këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.
Ashtu siç e ka bërë nëna, tërësisht natyrale dhe pa përdorur fare makijazh, Rita u shfaq në fotosesionin më të ri, i cili do të jetë ekskluziv për këtë revistë.
Përderisa vendosi të shfaqej tërësisht natyrale, tek publiku ranë në sy edhe disa ‘defekte’ të vogla, që asnjëherë tjetër më parë s’i kemi vërejtur.
Bëhet fjalë për disa pika të zeza në anën e djathtë të fytyrës së saj, të cila Rita pa asnjë kompleks nuk i ‘kamuflon’ në setin e ri fotografik.
Sido që të jetë, 26 vjeçarja është një ndër këngëtaret më të bukura, e cila është shquar gjithmonë për elegancë dhe vitalitet. /Telegrafi/