Site icon Telegrafi

Detaje të frikshme nga prapaskenat e “Squid Game: The Challenge”, pjesëmarrësit pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore gjatë xhirimeve

Dy pjesëmarrës në shfaqjen reale e cila është imitim i “Squid Game” pretendohet se ‘pësuan hipotermi dhe dëmtime nervore’ për shkak të shfaqjes.

“Express Solicitors” tha se dy nga klientët e saj që ishin në shfaqje ‘pësuan lëndime siç janë hipotermi dhe dëmtime nervore… pasi u ngelën në pozicione stresi të dhimbshme për orë të tëra në temperatura të ngrira’.

Shefi i “Express Solicitors”, Daniel Slade, tha: “Pjesëmarrësit mendonin se po merrnin pjesë në diçka argëtuese dhe ato të lënduar nuk pritnin të vuajnë sikurse u ndodhi”, shkruan DailyMail.

“Firma tha se lëndimet ndodhën kur pjesëmarrësit ‘duhej të qëndronin pa lëvizur për orë të tëra në temperatura të ftohta gjatë xhirimeve’. Ajo shtoi se kishte dërguar letra të ankesës për Studio Lambert, që do të thotë se kompania e prodhimit është në dijeni që mund të përfundojë në gjykatë. Shefi i Studio Lambert, Stephen Lambert, më parë tha: ‘Të gjithëve u ishte bërë e qartë se do të ishte një punë e vështirë'”.

Javën e kaluar, zoti Lambert i tha BBC News se merrte ‘shumë seriozisht mirëqenien e lojtarëve’. Ai tha: ‘Të gjithëve u ishte thënë se do të ishte ftohtë, kemi marrë të gjitha hapat e nevojshëm për t’i përgatitur për këtë.

Një zëdhënës për “Squid Game” The Challenge” tha: “Asnjë padi nuk është paraqitur nga pjesëmarrësit e ‘Squid Game’. Ne marrim shumë seriozisht mirëqenien e pjesëmarrësve tanë'”, thuhej në njoftim.

Lexo po ashtu "Squid Game" i jetës reale, Netflix publikon 'trailerin' e spektaklit ku 456 garues të vërtetë do të sfidohen me lojëra të njëjta si ato në serial

Gjithsej 456 lojtarë, të njëjtët si në serinë origjinale, morën pjesë në një ofertë për të fituar shumën e madhe prej 3.63 milionë funtesh si çmim.

Konkurrentët kishin ardhur nga vende të largëta si Shtetet e Bashkuara dhe Australia për shfaqjen, e cila po xhirohej në Cardington Studios, një ish-bazë RAF pranë Bedford.

Qindra u eliminuan në raundin e parë dhe më pas qëndruan në krevate dupleks në studio, ashtu si në serinë koreane.

Në serinë origjinale, qindra konkurrentë me probleme financiare pranojnë një ftesë për të konkurruar në lojëra për fëmijë për një çmim tërheqës, por pasojat janë vdekjeprurëse. /Telegrafi/

Exit mobile version