Një motoçiklist 35 vjeçar ka humbur jetën ditën e diel në rrugën Gjakovë – Prizren.
Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e së dielës, duke bërë të ditur se motoçilisti është përplasur me një veturë e cila ishte në lëvizje.
“Një mashkull kosovar ka vdekur si pasojë e plagëve të pësuara pasi ka humbur kontrollin mbi motoçikletën me të cilën po udhëtonte me ç’rast është përplasur me një veturë në lëvizje. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:00. /Telegrafi/