Katër persona janë qëlluar për vdekje në Tulsa, pasi një person i armatosur i cili hapi zjarr mbi ta brenda objektit të një spitali në Oklahoma, ka bërë të ditur policia e këtij vendi.
E ata persona që i mbijetuan sulmit që u zhvillua pikërisht në katin e dytë të ndërtesës, kanë përshkruar momente e tmerrit, transmeton Telegrafi.
“Ishte çmenduri, qindra dhoma dhe qindra njerëz që mundoheshin të dalin nga ndërtesa”, tha kapiteni i policisë në Tulsa, Richard Meulenberg, i cili transmetoi për CNN përvojën e të mbijetuarve.
Të shtënat masive në SHBA janë bërë të shpeshta ditëve të fundit, pasi vetëm pak ditë më parë një sulm i ngjashëm ndodhi brenda një shkolle fillore në Teksas, ku si pasojë humbën jetën 19 nxënës dhe dy mësuese.
“Të gjithë po vraponin për ta shpëtuar kokën. Në një moment në derën e hyrjes u grumbulluan të gjithë, por nuk mund të dilnin pasi ishin të pushtuar nga paniku”, tha një dëshmitare që i mbijetoi sulmit.
Në anën tjetër, policia dyshon se autori i sulmit kishte kryer vetëvrasje. Ai me vete kishte pasur pushkë automatike dhe një revole me të cilën shtiu mbi civilët. /Telegrafi/
Enter your email to sign up for the CNN Meanwhile in America Newsletter.
Bottom of Form