Telegrafi

Detaje nga vrasja në Pejë, dyshohet se mësimdhënësi vrau babain e nxënëses së tij

Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 15:35 në rrugën “Gjon Gazulli” në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Fadil Gashi ka thënë se dorasi është identifikuar i cili ndodhet ende në arrati.

“Po është identifikuar i dyshuari për vrasjen në Pejë, është në kërkim të Policisë. I dyshuari është më i vjetër në moshë sesa viktima. Viktima është rreth moshës 51-vjeç”, tha Gashi për RTV Dukagjinin.

Mësohet se i dyshuari është mësimdhënës në shkollën “Dardania” në Pejë, ndërsa viktima pretendohet të jetë prindi i nxënëses së tij.

Lexo po ashtu Vritet një person në Pejë

KALLXO.com raporton  se dorasi ishte dënuar nga Gjykata në Pejë për veprën penale “sulm seksual”.

“Po sipas informacioneve që kemi dorasi ka qenë i dënuar për sulm seksual, por në këtë fazë nuk mund të prononcohemi më shumë”, ka deklaruar për këtë media Fadil Gashi.