Telegrafi

Detaje nga therja në Prishtinë, njëri nga të lënduarit ishte i mitur – arrestohet i dyshuari

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje të reja lidhur me përleshjen që ndodhi dje në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ku për pasojë dy persona u lënduan njëri prej të cilëve u ther me thikë.

Sipas raportit bëhet e ditur se dy viktima meshkuj kosovar (njëri i mitur), kanë kërkuar ndihmë mjekësor në QKUK, pasi që sipas tyre janë therur me thikë nga persona të pa njohur.

Lexo po ashtu Përleshje Prishtinë, lëndohen dy persona - njëri theret me thikë

“Pas tretmanit mjekësor njëri nga viktima është liruar, ndërsa tjetri ka vazhduar për tretman të mëtutjeshëm”, thuhet në raport.

Pas hetimeve është arrit të identifikohet dhe të arrestohet i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/