Duke u bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, sot në ora 11:00, sipas kohës lokale, vendi ynë është goditur nga një tërmet me magnitude 2.6 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III1/2 ballë të Merkalit, shkruan Telegrafi.
Epiqendra e këtij tërmeti ishte 8 kilometër në veri-lindje të Pejës, respektivisht në koordinatat 42.739 (latituda) dhe 20.335 (longituda), ndërsa thellësia hipoqendrore ishte 8 kilometër.
Për shkak të thellësisë së përfillshme të vatrës së tij, tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga banorët e Regjionit Pejës. Deri më tani Rrjeti Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës nuk posedon të dhëna lidhur me dëmtimet eventuale në zonën epiqendrore.
Ndryshe, banorët e rajonit të Pejës kanë treguar për Telegrafi në orët e hershme për këtë termet. /Telegrafi/