Policia e Kosovës ka dhënë detaje rreth shpërthimit në një lokal në Prishtinë, që ndodhi të shtunën në mbrëmje.
Sipas raportit 24 orësh, policia ka bërë të ditur se shpërthimi ka ndodhur si pasojë e një motoçiklete elektrike.
“Është raportuar se në një lokal ka ndodhur një shpërthim si pasojë e një motoçiklete elektrike e cila ishte brenda lokalit. Njësit relevante policore emergjenca si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes të cilët kanë arrit të lokalizojnë zjarrin”, thuhet në raportin e policisë.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. /Telegrafi/