Një përleshje mes disa personave ka ndodhur mbrëmë në kryeqytet, ku nuk kanë munguar as të shtënat me armë zjarri.
Lidhur me këtë incident, policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje.
Policia bërë të ditur se në këtë përleshje ishin përfshirë katër persona dhe se të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore.
“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj/kosovar janë përleshur në mes veti ku ka pas edhe të shtëna me armë zjarri, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor”, thuhet në njoftim.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një armë TT, një karikatorë i zbrazur, pesë predha dhe një qese substancë e dyshuar narkotike.
“Lidhur me rastin janë arrestuar katër të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit tre të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe njeri nga ta i moshës se mitur është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia. /Telegrafi/