Në mbrëmjen e së mërkurës, në qytetin e Pejës ka ndodhur një vrasje e dyfishtë, si dhe një person ka mbetur i plagosur.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin, se të shtënat me armë zjarri janë dëgjuar rreth orës 20:20 në afërsi të shkollës Ekonomike “Ali Hadri.
Bëhet e ditur se personat që kanë mbetur të vrarë në vendin e ngjarjes, janë dy zyrtarë të lartë të PDK-së, kandidati për kryetar të Komunës, Astrit Ademaj dhe zyrtari Blerand Kadrijaj.
Po ashtu i plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllau i Astrit Ademajt, Avniu.
Ndërsa Blerand Kadriaj në zgjedhjet e kaluara ka qenë kandidat për kryetar të Deçanit, po ashtu këshilltar i Bedri Hamzës, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Financave.
Telegrafi mëson se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete, pas të cilit ka ndodhur gjuajtja.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi deklaroi se tashmë në vend të ngjarjes janë Policia dhe Prokuroria dhe po merren me rastin./Telegrafi.