Të tjera detaje kanë dalë në media nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbante peng dy fëmijët në apartament dhe qëllonte me ajër me armë zjarri.
Burime bëjnë me dije se 40-vjeçari ka qenë nën efektin e drogës, pasi në banesë janë gjetur shenja që tregojnë se ai kishte konsumuar lëndë narkotike, raporton Report.al.
Sipas të njëjtave burime, ai ka pasur konflikte të vazhdueshme me bashkëshorten, ndërsa kjo e fundit është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Pasi gruaja ka ikur në Itali, ai ka marrë fëmijët nga Lezha dhe janë vendosur në Durrës për pushime, në një apartament me qira. /Telegrafi/