Si pasojë e një orteku, në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”, ka humbur jetën Arian Daci, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Dacit.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Basri Shabani nga Policia e Kosovës, në Rajonin e Ferizajit.
“Një person me inicialet A.D rreth orës 15:00 ka gjetur vdekjen si pasoj e një orteku të borës në Brezovicë. Njësitet e policisë janë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësore”, ka thënë Shabani.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka treguar se trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.
Ndërkaq, Ardian Bakalli, që ishte sëbashku me Arianin, ka shpëtuar me ndihmën e një ekipi të shpëtimit që ndodhej në vendin e ngjarjes.
Lidhur me vdekjen e tij, kanë shprehur ngushëllime; Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, e shumë politikanë të tjerë…
Disa orë para se të ndodhte orteku, Daci kishte publikuar në profilin e tij në Instagram një fotografi me shok, në një lokal të Brezovicës.
Arian Daci, 40 vjeçar, ishte zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ndërkaq ka qenë farmacist me profesion.
Poashtu njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit.
Duhet theksuar se në vendin e njëjtë, rreth një vit më parë ka vdekur edhe një person nga Ferizaj./Telegrafi/
Fotografi të Arian Dacit që tregojnë pasionin e tij për skijimin