Jennifer Lopez dhe Ben Affleck po realizojnë martesën e tyre të ëndrrave një muaj pasi u martuan në Las Vegas.
Çifti do të organizojnë dasmën e tyre këtë fundjavë dhe do të jetë një dasmë e përshtatshme për faqet e Vogue.
“Do të jetë gjithçka për J.Lo. Ben dëshiron që i gjithë fokusi të jetë tek ajo për ditën e tyre të madhe”, thotë një burim ekskluzivisht për Page Six.
“Festa intime e tyre për familjen dhe miqtë” tre-ditore do të nisë me një darkë të premten.
Ceremonia e vërtetë do të zhvillohet të shtunën, dhe çifti do të mbyllë fundjavën e tyre me një piknik të dielën.
Lopez, 53 vjeçare, pritet të veshë një fustan të stilit Ralph Lauren të prodhuar në Itali dhe revista Vogue pritet të dokumentojë udhëtimin e saj të modës.
Page Six raportoi më parë se Colin Cowie qëndron pas të gjitha detajeve për festën e tyre luksoze.
Çmimi i Cowie varion nga 25,000 deri në 25 milionë dollarë, dhe ai ka realizuar ngjarje për Oprah Winfrey, Michael Jordan dhe madje edhe Lopez në të kaluarën.
Burimet thonë se Matt Damon, Jimmy Kimmel, Casey Affleck dhe Drea de Matteo janë disa nga yjet që hynë në listën e të ftuarve të çiftit.
TMZ raportoi muajin e kaluar se ngjarja do të zhvillohet në rezidencën e Affleck në Riceboro, Georgia. /Telegrafi/