Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka miratuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kryebashikaun e Tiranës Erion Veliaj. Gjithashtu mësohet se Gjykata ka miratuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
Zyrtarë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë kryer disa herë kontrolle në ambientet e biznesit të bashkëshortes së Veliajt, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij, Arbi Veliaj.
Veliaj është arrestuar këtë të hënë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Ndaj Veliajt, Prokuroria e Posaçme po kryente hetime lidhur me disa akuza, si shpërdorim detyre, korrupsion aktiv, korrupsion pasiv, mosdeklarim i pasurisë dhe pastrim parash. /Telegrafi/