Telegrafi

Detaje nga aksioni “Gropa” në Ferizaj ku u konfiskuan mbi 70 kilogramë heroinë – 15 të arrestuar në mesin e tyre 6 shtetas të Turqisë

Prokuroria Themelore e Ferizajt në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin dhe Trafikimin e Narkotikëve, kanë realizuar dje një aksion të koduar “Gropa”, ku janë kontrolluar e bastisur disa lokacione.

Fillimisht dje gjatë ditës u tha se janë sekuestruar 70 kilogramë heroinë dhe janë arrestuar 10 persona.

Por, policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se numri i të arrestuarave ka shkuar në 15, ku prej tyre 6 janë shtetas të Turqisë.

Lexo po ashtu Aksioni “Gropa” në Ferizaj, arrestohen 10 persona – sekuestrohen 70 kilogramë heroinë

Gjithashtu sipas raportit thuhet se janë konfiskuar 73 kilogramë heroinë, para, telefona dhe vetura.

“Më 23.05.2022 gjatë një plani operativ në 3 lokacione të ndara në regjionin e Ferizajt janë gjetur dhe konfiskuar 73 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë, para, telefona dhe vetura.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje pesëmbëdhjetë (15) të dyshuar meshkuj (9 kosovarë dhe 6 shtetas të Turqisë)”, thuhet në raport. /Telegrafi/