Site icon Telegrafi

Detaje nga aksidenti në Dollc të Klinës, lëndohen katër persona-njëri dërgohet në QKUK

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi sot në Dollc të Klinës, ku u përfshinë dy vetura.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Telegrafin se në këtë aksident janë lënduar katër persona e jo shtatë siç kanë raportuar më herët.

Lexo po ashtu Marrin flakë dy automjete të aksidentuara në Dollc të Klinës, ka edhe të lënduar

“Në aksidentin që ka ndodhur në Dollc të Klinës janë lënduar katër persona e jo shtatë siq kemi raportuar më herët. Të aksidentuarit fillimisht janë dërguar në Spitalin e Pejës, ku njëri prej tyre është dërguar për tretman të mëtutjeshëm në QKUK kurse tre të tjerë janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës”, ka thënë Gashi.

Aksidenti kishte ndodhur sot rreth orës 12:19, ku automjetet e aksidentuara janë përfshirë nga zjarri. /Telegrafi/

 

Exit mobile version