Site icon Telegrafi

Detaje nga aksidenti në Çair, janë lënduar dy persona – njëri ka përfunduar në urgjencë

Dy persona të lënduar dhe tri vetura të dëmtuara – është bilanci i aksidentit të sotëm në Çair, në udhëkryqin në bulevardin “Cvetan Dimov” apo rruga e “Jahja Pashës”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup për TV21.

Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00, ndërkaq e përfshirë është edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Lexo po ashtu Aksident në Çair të Shkupit, përfshihet edhe një makinë e policisë

“Aksidenti ka ndodhur në ora 18:00. Janë të përfshira vetura “Porshe” me targa të Shkupit, vetura “Pasat” me targa të Shkupit dhe vetura “Shkoda” në pronësi të MPB-së. Dy persona, për të cilët nuk dihen se në cilën veturë kanë qenë, kanë pësuar lëndime trupore. Njëri është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Shkupit, tjetri në Urgjencën e Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza”. Hetim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, bëjnë të ditur nga SPB Shkup.

Exit mobile version