Telegrafi

Detaje lidhur me arrestimin e Alban Hoxhës

Alban Hoxha (Foto: Facebook/FK Partizani Albania)

Pas lajmit për arrestimin e portierit të Partizanit, Alban Hoxha, vijnë edhe detaje të reja. Ai është arrestuar në orët e para të mëngjesit të të dielës dhe pritet të dalë për masë sigurie në gjykatë ditën e martë, për të mësuar nëse do të qëndrojë në paraburgim apo do të lirohet.

Siç mëson Panorama, në testin e alkoolit Alban Hoxha ka rezultuar në masën 0.52 miligramë për litër, ndërsa norma e lejuar është 0.30 miligramë për litër.

Më poshtë është njoftimi i Policisë shqiptare lidhur me arrestimin e Alban Hoxhës, i cili është kapur në rrugën “George W Bush”, gjendur pranë Parlamentit dhe gjendet në Komisariatin 1.

Lexo po ashtu Lajmet për Alban Hoxhën

Tiranë

Policia Rrugore arreston në flagrancë tre shtetas për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Nga shërbimet e Policisë Rrugore u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– D. A., 25, vjeç banues në Tiranë, pasi në rrugën “Isuf Elezi”, u kap nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– L. L., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

– A. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “George W Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin.

Materialet në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.