Ndërsa Vladimir Putin po shpenzon miliarda euro për luftën e tij në Ukrainë, njerëzit në të gjithë Moskën kanë mbetur “të ngrirë” pa ngrohje apo ujë të nxehtë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, temperaturat në kryeqytetin rus ranë deri në -30°C dhe rrjeti i vjetër i ngrohjes thuhet se nuk mund t’i rezistojë motit.
Kjo do të thotë se më shumë se 20,000 banorë janë braktisur nga ngrirja në temperaturat nën zero të regjistruara në shtëpitë e tyre për ditë të tëra.
More than 20 settlements in the Moscow region have been left without heating, water, and electricity for several days. The reason is 30-degree frost, which local heating networks and electrical substations could not withstand. Utility workers promise to restore everything “in the… pic.twitter.com/Mjjj7eeJ0V
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) January 7, 2024
Një çift i martuar vdiq dhe qeni i tyre ngordhi nga helmimi me monoksid karboni ndërsa përpiqeshin të ngroheshin në qytetin Kolomna, rajoni i Moskës.
Ndërkohë disa pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë dritare dhe dyer të mbuluara me shtresa akulli mes të ftohtit dhe njerëzit u panë duke djegur dru në rrugë për t’u ngrohur.
Ndërkohë, ujësjellësi shpërtheu në shumë ndërtesa vetëm duke përkeqësuar situatën për njerëzit.
Milloin @janus_putkonen kirjoitat näistä Moskovan putkirikoista, kun ei ole lämmitystä! https://t.co/vLq6LpdhQE
— Merja Fager?? (@FagerMerja) January 7, 2024
Madje në sheshin kryesor të qytetit më 5 janar pati një protestë spontane, ku njerëzit thanë se temperatura në banesat e tyre ra në -10°C.
Janë parë disa tabela ku shkruhej “SOS – Po ngrijmë – Ndëshkoni fajtorët”, por zyrtarët nuk kanë mundur të thonë se kur do të rikthehet ngrohja.
Në një video proteste thuhej: “… Gjyshet po ngrijnë në shtëpi”.
“Fëmijët e veshur me pallto janë të sëmurë, kolliten. Spitalet janë të ftohtë, kudo është ftohtë”. /Telegrafi/