Genc Prelvukaj ka zbardhur një detaj mjaft interesant sa i përket zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Ai ka pohuar se në tekstet e ndryshme të këngëve ka përmendur emrat e Barack Obamës, Donald Trump dhe Amber Rose.
Dy të parët ia kanë ‘parë’ hairin këngëtarin shqiptar pasi që janë bërë president të Amerikës, ndërsa Rose është vetëm këngëtare, transmeton Telegrafi.
“Merreni me humor. Ne vitin 2006 ne kangen ” Le per mu mama ” e permendi Barack Obama-n, Dy vjet ma vone ai behet president i SHBA-ve.
Ne vitin 2009 ne kangen ” Mandarine ” e permendi Donald Trump-in. Shtate vjet ma vone ai behet president i Shba-ve.
Ne vitin 2016 ne kangen ” Shake it ” e permendi Amber Rose. Behuni gati. Pas ” Trump-it ” askush nuk e ka te pamundun me”, ka shkruar Genci në Facebook.
Ndryshe, Donald Trump është shpallur president i Amerikës pasi që ngadhënjeu në zgjedhjet në SHBA kundër Hillary Clintonit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pwx9pNc0G0Q