Aktori ka zbuluar detaje të panjohura për veten
George Clooney, edhe pse është njëri ndër aktorët më të famshëm dhe më të paguar në botë, është interesant që nuk e paguan floktarin.
Ai po fliste për rutinat e tij që kur COVID-19 la shumë njerëz në karantinë, në një përpjekje për të kontrolluar përhapjen e virusit dhe një prej ankesave kryesore ka qenë pamundësia për të shkuar te floktari, transmeton Telegrafi.
Ai tashmë 25 vjet nuk shkon në sallon të floktarit, por vetë i qeth flokët, me ndihmën e një aparati të vogël, të cilin e ka blerë para më shumë se dy deceniesh.
Clooney të gjithë i la të habitur me atë që tha në ‘Sunday Morning’, duke thënë se i qeth vetë flokët me Flowbee, aparat i cili shkurton flokët dhe pastron pjesën e mbetur.
“I kam prerë vetë flokët e mi për 25 vjet. Flokët e mi janë si kashtë dhe për këtë arsye janë të lehta për t’u prerë. Nuk mund të bësh shumë gabim”’ u shpreh aktori duke treguar dhe modelin e makinës.
Actor/director George Clooney tells @thattracysmith that he’s been cutting his own hair for years – by using the Flowbee haircutting machine https://t.co/SWYT8pFC8h pic.twitter.com/bKepm5LQCM
— CBS Sunday Morning ? (@CBSSunday) November 29, 2020
Deklarata e la prezantuesen Tracy Morgan të habitur, e cila u përgjigj: “Nuk është e mundur. Ndaloje, mos e përdor”.
Clooney njihet për humorin e tij dhe shpesh ngacmon kolegët dhe miqtë. Prandaj është e vështirë të dihet me siguri nëse ai vërtet nuk ka vajtur tek berberi prej 25 vitesh apo ai thjesht donte ti jepte bisedës nota humori.
Rezulton se jeta nuk ka ndryshuar shumë për George pasi ai është mësuar me të njëjtën rutinë për shumë vite.
Por, një gjë është e sigurt me të treguar markën e makinës me të cilën pret flokët, faqja në internet e këtij produkti ra për shkak të trafikut të përdoruesve. /Telegrafi/