Telegrafi

I destinuar për të qenë i pari – Marku publikon pamje të disa prej momenteve të mira të meçit ndaj Charlton

(Foto: Instagram/florianmarku)

Florian Marku ka triumfuar me nokaut teknik përballë kundërshtarit të tij, Rylan Charlton, në ‘The SSE Arena’ të Londrës.

Boksieri shqiptar e dominoi meçin dhe në raundin e tetë e detyroi ekipin e boksierit britanik që ta dorëzonte duelin.

Marku ishte pranë që ta nokautonte rivalin e tij që në raundin e katërt, por e shpëtoi gongu. Më pas, pati një moment pasigurie në raundin e gjashtë, kur Floriani u rrëzua për një çast.

Megjithatë, ai rikthye për ta nënshtruar Charltonin dhe kjo bëri që nga këndi i britanikut të hidhet peshqiri i bardhë.

Lexo po ashtu "Kurrë nuk kemi parë një gjë të tillë", momenti qesharak kur Marku kap peshqirin që hodhi trajneri i kundërshtarit kur e dorëzoi meçin

Padyshim që 28-vjeçari i është gëzuar këtij triumfi duke publikuar në rrjetet sociale disa nga momentet e mira të duelit të të shtunës mbrëma. /Telegrafi/