Telegrafi

Destani e Çunmulaj në festën e Elton Johnit (Foto)

Lajmet e ditës së sotme për çmimet “Oscar” nuk mund të linin jashtë vëmendjes edhe festën pas shpalljes së çmimeve, që u organizua nga Elton John.

Supermodelja e njohur shqiptare Emina Çunmulaj, e cila së shpejti pret të bëhet nënë e një vajze, ka qenë e pranishme në festë së bashku me bashkëshortin e saj biznesmenin Sam Nazarian. Në profilin e saj në Instagram, Emina ka ndarë disa foto nga eventi i organizuar me rastin e çmimeve “Oscar”, duke shprehur edhe emocionin që me vete në festë ka marrë edhe beben që pritet të lindë vetëm pas pak javësh.

Një shqiptar tjetër i suksesshëm, i pranishëm në festën e Elton John ishte edhe aktori i njohur Blerim Destani. Mes shumë prej yjeve të Hollywood-it, Blerimi ka tërhequr vëmendjen e publikut ndërsa është fotografuar gjatë mbrëmjes edhe me yllin e “Skyfall”, Berenice Marlohe. Por Emina dhe Blerimi nuk mund të linin pa bërë edhe një foto së bashku: “Një dhe e vetme… Emina Çunmulaj. Na mungon Fadil Berisha”, shkruan aktori në Instagram.

Në festën e Elton John ishin të pranishëm edhe emra të tjerë të njohu si supermodelja Heidi Klum, Mariah Carey, Lana del Rey.