Një stuhi dhe erë e fuqishme ka përfshirë disa pjesë të Kosovës mbrëmjen e kësaj të marte.
“Meteo Ballkan” ka publikuar pamje nga fshati Katunishtë e Podujevës, ku shihet se vendi është përfshirë nga një shtrëngatë e fuqishme.
Aktualisht erë dhe reshje të dendura shiu ka edhe në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Në videot e publikuara shihet se si pasojë e këtij moti të ligë, janë shkaktuar edhe dëme.
Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, era e fuqishme shihet se ka thyer pemët.
Ndërkohë, meteorologët kishin parashikuar edhe më herët për mundësinë e destabilizimit të shpejtë të motit. /Telegrafi/