Telegrafi

Dest ka gjetur formën ideale para El Clasicos

Sergino Dest ka një shans të dytë për të bërë përshtypje në El Clasicon e së shtunës midis Real Madridit dhe Barcelonës, me takimin e parë të të dy palëve këtë sezon që nuk do të shkojë siç kanë shpresuar.

Amerikani luajti 90 minuta kundër Real Madridit në fillim të sezonit ndërsa Barcelona pësoi një humbje 3-1 në Camp Nou.

Lexo po ashtu Parashikim, analizë, formacionet e mundshme: Real Madrid - Barcelona, El Clasico i 246-të

Megjithatë, që nga atëherë, Dest është përmirësuar dhe ka gjetur formën e tij më të mirë që kur u transferua në Spanjë.

Ai ka luajtur 22 herë për katalanasit këtë sezon, duke filluar në 17 prej tyre dhe duke grumbulluar 1,460 minuta deri më tani.

Lexo po ashtu Pse stadiumi Alfredo Di Stefano është shumë më tepër sesa një terren stërvitor

Më në fund, Barcelona do të ketë një lojtar të krahut të djathtë të kalibrit të lartë për të zëvendësuar Dani Alves.

Me Ronald Koeman që ka të ngjarë të luajë përsëri tre mbrojtës, Dest duhet të ketë shansin të imponojë veten duke ecur përpara në krahun e djathtë kundër Real Madridit. /Telegrafi/