Site icon Telegrafi

Despoti publikon këngën e re “S/po ka kuptim”

Foto: Screenshot/YouTube

Këngëtari i njohur shqiptar, Despoti, ka lansuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“S/po ka kuptim” mban titullin kënga e tij e radhës, të cilën e ka shoqëruar edhe me klip.

Ai ka bërë një paraqitje interesante, me plot stil teksa gjithë kohën shfaqet duke e mbuluar fytyrën.

Foto: Screenshot/YouTube

Miksimi dhe masterizimi u bë nga vet artisti, i cili po ashtu u kujdes dhe për producimin.

Të plotë këngën tanimë mund ta gjeni në YouTube, në kanalin e studio Rrjedha.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Despoti përndryshe në vazhdim pritet të sjellë shumë shpejt për publikun albumin e ri të titulluar “23”. /Telegrafi/

Exit mobile version