Telegrafi

“Despacito” vazhdon të thyejë rekorde

(Foto: Getty Images)

“Despacito” vazhdon të jetë një prej hiteve më të mëdha botërore duke thyer vazhdimisht rekorde shikueshmërie.

Kënga e Luis Fonsit në bashkëpunim me Daddy Yankee u lansua në vitin 2017 dhe që atëherë ka thyer rekorde të shumta në YouTube.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Luis Fonsi

Videoklipi i kësaj kënge që u publikua saktësisht më 2 janar 2017 në shërbimin e shpërndarjes së videove, me kalimin e muajve i kaloi të gjitha këngët në YouTube dhe tash e ka kaluar shifrën prej pesë miliardë shikimesh.

Në këtë mënyrë, “Despacito” vazhdon të jetë kënga me më së shumti shikime në histori të YouTube.

Bashkëpunimi i Wiz Khalifa me Charlie Puth, “See You Again”, numëron afro 3.5 miliardë shikime.

Ndërkaq, në vend të tretë është hiti i Ed Sheeran, “Shape of You”, që ka kaluar shifrën prej 3.4 milionë shikimesh.

Përmendim se edhe Dua Lipa është përfshirë në listën e këngëtarëve që kanë kaluar shifrën prej një miliard shikimesh.

“New Rules” aktualisht numëron afro .13 miliard shikime në YouTube. /Telegrafi/