Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska sot tha se “nëse nuk arrihet censusi i nevojshëm për kryetar shteti në zgjedhjet presidenciale ekzistojnë dy mundësi, e para është të hiqet censusi dhe kryetari i shtetit të zgjidhet pa shumicën e nevojshme në rrethin e dytë ose të zgjidhet në Kuvend’.
“Ne kemi rekomandim nga Komisioni i Venedikut se censusi që ekziston në Kushtetutë për zgjidhjen e kryetarit është diçka që duhet hequr. Është rekomandim që vjen që nga zgjedhjet e kaluara”, tha Deskoska duke shtuar se ndërrimi i Kushtetutës me qëllim të lehtësohet zgjidhja e kryetarit të shtetit që është rekomanduar nga OSCE.
Sipas nenit 81 të Kushtetutës duhet të zgjidhet kryetari në rrethin e parë të zgjedhjeve, ndërsa domosdoshmërisht duhet të votojnë shumica e votuesve të regjistruar, përkatësisht nga 1.080.131 votues duhet të votojnë së paku 904.066 qytetarë.
Nëse në rrethin e parë askush nuk e merr shumicën e nevojshme, në rrethin e dytë shkojnë dy kandidatët që kanë fituar më së shumti vota.
Për kryetar do të zgjidhet ai që ka marrë shumicën e votave, nëse në vendvotime kanë dalë më shumë se 40% e votuesve të regjistruar, përkatësisht 723.253 votues.
Nëse në rrethin e dytë asnjë kandidat nuk fiton me vota të nevojshme, e gjithë procedura zgjedhore përsëritet./Telegrafi/